Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, ka shpërndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Qazim Sejdinit, ish-kryebashkiakut të Elbasanit.
Çuçi e shoqëron mesazhin e tij me një foto të 9 viteve më parë gjatë ceremonisë së konstituimit të Sejdinit në krye të bashkisë pas reformës territoriale dhe administrative.
Reagimi i plotë
E trishtë ndarja nga jeta e Qazim Sejdinit, mikut tonë të mirë, socialistit të përkushtuar dhe drejtuesit të spikatur në qeverisjen vendore për më shumë se një dekadë. Drejtoi Elbasanin me urtësi e pa bërë kurrë dallime për qytetarët. Diti mençurisht të adresonte shqetësimet e tyre dhe sfidat e qytetit. Do t’i mungojë shumë njerëzve të tij të afërt dhe Elbasanit që e nderoi me detyrën e lartë të kryetarit të bashkisë. Le një boshllëk të madh edhe në familjen tonë politike. Do ta kujtojmë gjithmonë me respekt e mirënjohje të veçantë. Ngushëllime familjes Sejdini! Lamtumirë miku ynë
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co