Ndarja nga jeta e poetit Agim Doçi; Veliaj: Lajm fort i trishtë, do t’i mungojë artit dhe poezisë shqipe!

ndarja nga jeta e poetit agim doci veliaj lajm fort i trishte do ti mungoje artit dhe poezise shqipe
































Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të poetit dhe autorit të dhjetëra teksteve të këngëve shqiptare, Agim Doçi. Veliaj shkruan se Agimi do t’i mungojë artit dhe poezisë shqipe.

agim doci

“Fort i trishtuar për ndarjen nga jeta të Agim Doçit, poetit dhe autorit të teksteve të dhjetra këngëve, fitues i shumë çmimeve në festivale. 
Agimi do t’i mungojë artit dhe poezisë shqipe! Ngushëllime të përzemërta familjarëve dhe të afërmve.
U prehsh në paqe!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Poeti i njohur Agim Doçi është ndarë sot nga jeta në moshën 76-vjeçare. Doçi ndodhej prej mëngjesit të së shtunës në reanimacion në Shërbimin e Neurologjisë në QSUT pasi pësoi hemorragji cerebrale.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →