Ndarja nga jeta e Diogo Jotës/ Liverpuli reagon pas vdekjes së futbollistit të tyre: Jemi të shkatërruar

ndarja nga jeta e diogo jotes liverpuli reagon pas vdekjes se futbollistit te tyre jemi te shkaterruar

Lajmi tragjik i vdekjes së Diogo Jotës, sulmuesit portugez të Liverpulit, vetëm 28 vjeç në një aksident me makinë në Spanjë ka tronditur botën e futbollit. Mesazhe të shumta ngushëllimi i janë familjarëve dhe klubit të kuq.

ORA 11:39- Reagimi i klubit të Liverpulit: Jemi të shkatërruar nga humbja e Diogo Jotës

ndarja nga jeta e diogo jotes liverpuli reagon pas vdekjes se futbollistit te tyre jemi te shkaterruar

ORA 11:35- Po parakalonte një makinë dhe i shpërtheu goma e Lamborghini-t, dalin detaje të reja nga aksidenti tragjik ku humbi jetën Diogo Jota

ORA 11:11- Reagimi i Geri Nevil, një figurë historike e futbollit anglez dhe tani komentator sportiv: “Ky është një lajm zemërthyes për Diogo Jotan dhe vëllain e tij. I shpreh gjithë dashurinë dhe urimet e mia më të mira familjes së tij.”7ORA 11:05

Napoli: “Presidenti Aurelio De Laurentis, zoti Antonio Konte, drejtorët, stafi teknik, ekipi dhe i gjithë SSC Napoli shprehin ngushëllimet dhe tronditjen e tyre më të thellë për ndarjen nga jeta të papritur të Diogo Jota, duke shprehur ngushëllimet e tyre më të thella familjes së tij dhe të gjithë Liverpulit.”

Udineze: “Udineze bashkohet me zinë për ndarjen nga jeta të Diogo Jotës. Familjes së tij, Liverpul FC dhe të gjithë të dashurve të tij, ngushëllimet më të sinqerta nga klubi bardhezi”.

ORA 11:00- Vdekja e Diogo Jotës dhe vëllait të tij futbollist, presidenti i Federatës së Portugalisë: Jemi të shkatërruar, humbje e pariparueshme

ORA 10:43- Titull me Liverpulin dhe Portugalinë, si viti magjik i Diogo Jotës u shndërrua në makth për 28-vjeçarin dhe familjarët e tij

ORA 10:32- Diogo Jota humb jetën 2 javë pas martesës, vdes edhe vëllai i tij. Detaje nga tragjedia e rëndë në futboll

ORA 10:23 Tragjedi, futbolli në zi! Ndahet nga jeta sulmuesi i Liverpulit, 28-vjeçari Diogo Jota

PANORAMASPORT.AL

The post Ndarja nga jeta e Diogo Jotës/ Liverpuli reagon pas vdekjes së futbollistit të tyre: Jemi të shkatërruar appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

dsaadmin

Learn More →