
Chris Gauthier, i njohur për rolet e tij në “Once Upon a Time”, “Eureka” dhe “Smallville”, është ndarë nga jeta në moshën 48-vjeçare.
Agjencia e talenteve, “TriStar Appearances/Event Horizon Talent”, konfirmoi lajmin për vdekjen e aktorit. Chad Colvin, një tjetër aktor i TriStar Appearances, ndau dje në llogarinë e tij në Facebook pikëllimin për humbjen e Gauthier.
Ndërkohë, menaxheri i Chris Gauthier zbuloi për TV Line të dielën se vdekja e aktorit ndodhi në mënyrë krejt të papritur pas një sëmundjeje afatshkurtër.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co