Sërish ndryshon kreu i renditjes në Konferencën e Perëndimit në NBA, ku tashmë e para ndodhet Minesota, që mundi 133- 108 Toronton. Ndeshje e dominuar nga vendasit, ku u dallua Eduards me 28 pikë. Gjithsesi, tre skuadra po duelojnë fort për kreun.
Po në Perëndim, vijon momenti i mirë në kampionat për skuadrën e Lejkërs, që fitoi edhe në fushën e Uashingtonit, duke e mposhtur 125-120. Të gjithë titullarët e ekipit kalifornian realizuan mbi 16 pikë, ku u dallua Dejvis me 35 pikë e 18 ribaund, mbështetur nga LeBron Xhejms me 25 pikë. Lejkërs tashmë ndodhet vetëm 1 fitore larg zonës play-off.
Ndërsa në Lindje, Bostoni bëhet ekipi i parë që arrin kuotën e 60 fitoreve në sezonin e rregullt në NBA. Skuadra e Sëlltiks fitoi mposhti 135-100 Oklahoman, skuadër që kryesoi për javë të tëra në Perëndim. Treshja Porzingis-Tetum-Braun realizoi 74 pikë, duke bërë diferencën në fushë.
Zhgënjen sërish Milouki, që në fushën e tij u mund 111-101 nga Memfis. Për miqtë u dallua Xhekson me 35 pikë.
REZULTATET
Charlotte – Portland 86-89
Washington – Lakers 120-125
Atlanta – Detroit 121-113
Boston – Oklahoma 135-100
Brooklyn – Indiana 115-111
Milwaukee – Memphis 101-111
Minnesota – Toronto 133-85
New Orleans – Orlando 108-117
Phoenix – Cleveland 122-101
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co