
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se situata rreth qytetit lindor të Pokrovsk, një qendër kryesore logjistike në rajonin e Donetsk, ishte aktualisht “jashtëzakonisht e vështirë”.
“Pokrovsk dhe zona të tjera në rajonin e Donetskut janë në një situatë jashtëzakonisht të vështirë: përpjekjet kryesore të rusëve dhe forcat më të mëdha janë përqendruar atje”, tha Zelensky mbrëmë, duke cituar një raport të shefit të ushtrisë Oleksandr Syrsky.
Ndërkohë, Sekretari i NATO-s njofton se aleatët do të mbajnë angazhimet e tyre ndërsa fondet e mëtejshme arrijnë për sigurinë e Kievit. Ndërkaq, Rusia ka ngritur shqetësimin për një aksident bërthamor në Kursk.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co