
Të reja të rëndësishme te Napoli. Sipas asaj që shkruajnë mediat, klubi napoletan ka biseduar këtë të hënë me agjentin e Kvicha Kvaratskhelia, sa i takon çështjes së rinovimit.
Drejtuesit kanë bërë një propozim, nga i cili Kvara do të fitonte rreth 6 milionë euro neto në sezon mes pjesës fikse dhe bonuseve. Ylli gjeorgjian ende nuk e ka thënë fjalën e tij, teksa po merr kohën e duhur për të vlerësuar situatën. 23-vjeçari është pjesë e Napolit që në vitin 2022.
(J.S/BalkanWeb)
PĂ«r tâu bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do tâju aprovohet menjĂ«herĂ«.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co