
Vdes në moshën 82-vjeçare presidenti i Namibisë Hage Geingob. Ai vdiq në një spital në Windhoek në natën mes të shtunës dhe mëngjesit të së dielës.
Njoftimin e ka bërë të ditur zyra e Presidencës përmes një shënimi të publikuar në rrjetet sociale. “Me pikëllim dhe keqardhje të madhe ju njoftoj se i dashuri ynë Dr.Hage G. Geingob, presidenti i republikës së Namibisë, vdiq sot në 4 shkurt 2024, në 00:24 në Lady Pohamba Hospital, ku ishte për kurim”, shkruhet në komunikatën për shtyp të firmosur nga presidenti i përkohshëm Nangolo Mbumba.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co