Ksabi Alonso hyri në historinë e Leverkusenit me titullin e parë të “Aspirinëve” në Bundesligë në fund të një sezoni të dominuar. Ky ishte titulli i parë në historinë 120 vjeçare të klubit.
Fitore pas fitoreje për skuadrën e drejtuar nga trajneri spanjoll, i cili pas kthimit në shtëpi, përveçse shijoi fitimin e titullit historik, mund të buzëqeshë në krahët e bukuroshes Nagore Aranburu. 44-vjeçarja, e martuar me spanjollin që nga viti 2009, është sekreti i Ksabit, e cila megjithatë, për shkak të bukurisë dhe linjave perfekte, për pak rrezikoi ta humbiste në të kaluarën për shkak të Piter Krauç, kur Alonso luante me Liverpulin.

Pas një burri të suksesshëm qëndron një grua e fortë, duket se ky është edhe rasti i Ksabi Alonsos.

(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co