Inxhinieri Fatmir Shehu, në një lidhje me Skype në rubrikën Çështja e ditës nga Klevin Muka, komentoi faktin që në Shpirag mund të gjenden sasi të mëdha nafte.
Shehu theksoi se Shpiragu është pasuri kombëtare e shqiptarëve dhe prandaj nuk duhet lënë. Ai shtoi se nëse nga Shpiragu nxirren 1000 barela në ditë, ekonomia shqiptare rritet me 500 milionë dollarë.
“Kam punuar mbi 40 vite në industri të naftës. Nafta dhe kromi në Shqipëri janë bazat e ekonomisë. Shpiragu duhej dhënë për shfrytëzim që vite më parë. Janë të pritshme që të marrim mijëra barela në ditë. Kur kemi punuar, kemi zbuluar rreth 15 burime nafte. Qeveria thotë se ka zbuluar “ar nëntoke”, duke mos thënë saktësisht se a bëhet fjalë për naftë apo për gaz, duhet ta bënte këtë saktësim.
Unë do doja që Shelli të vazhdojë gërmimet. Ne këtë pasuri nuk duhet ta lëmë, sepse është pasuria jonë. Sikur 1000 barela në ditë të japë Shpiragu, janë rreth 500 milionë dollarë. Nëse jep 2000 barela në ditë, japin 1 milionë dollar”, deklaroi inxhinieri Shehu.
[embedded content]
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co