Banka Qendrore e Iranit (CBI) dhe banka të tjera u vunë në shënjestër të mërkurën si pjesë e një sulmi të fortë kibernetik që çoi në ndërprerje në sistemin bankar të vendit, raportoi Iran International.
Sipas raportimeve, të gjitha sistemet kompjuterike të bankave në Iran u paralizuan pas sulmit kibernetik. Vlerësimet fillestare treguan se ky mund të jetë një nga sulmet kibernetike më të mëdha të kryera ndonjëherë kundër infrastrukturës shtetërore iraniane.
#BREAKING A major cyberattack has targeted the Central Bank of Iran (CBI) and several other banks, leading to widespread disruptions in the country’s banking system, @IranIntl has learned. Initial assessments indicate this could be one of the largest cyberattacks ever against… pic.twitter.com/6TiuNrxosL
— Iran International English (@IranIntl_En) August 14, 2024
Sulmi kibernetik ka shumë të ngjarë të jetë një sinjal nga vendet perëndimore për Iranin, domethënë përcjell një mesazh që tregon se si mund të dëmtohet Irani.
Sulmi i fundit kibernetik i kryer kundër institucioneve iraniane ndodhi dhjetorin e kaluar kur një pjesë e konsiderueshme e pikave të karburantit në vend u dëmtuan si pjesë e një sulmi kibernetik, të cilin iranianët ia atribuan Izraelit dhe SHBA-së.
Mediat izraelite më vonë raportuan se një letër ishte ngjitur në makinat ATM në Iran, ku shkruhej: “Të dashur klientë, është e pamundur të tërhiqni para nga kjo ATM. Kjo ndodh sepse i gjithë buxheti dhe burimet kombëtare të Iranit janë ndarë për luftërat dhe Udhëheqësit fetarë të korruptuar të regjimit të Republikës Islamike “Na vjen shumë keq”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co