“Na tha ‘ruajeni si kujtim të bukur’”- Vranë kushëririn pasi i kishte p*rdhunuar kur ishin të vegjël, zbardhen dëshmitë e vëllezërve shqiptarë: Na ka traumatizuar, e goditëm me thikë pasi…

na tha ruajeni si kujtim te bukur vrane kusheririn pasi i kishte prdhunuar kur ishin te vegjel zbardhen deshmite e vellezerve shqiptare na ka traumatizuar e go





































Dy vëllezërit shqiptarë, 17 dhe 19 vjeç janë lënë në burg, pasi vranë kushëririn e tyre 28-vjeçare, me pretendimin e ai kur kanë qenë në moshë 4 dhe 6 vjeç, i ka përdhunuar.

vrasja greqi

Në dëshminë e tyre para hetuesve në Greqi, ata kanë thënë se e kanë vrarë pasi në momentin që e kanë pyetur pse kishte abuzuar me ta, u kishte thënë ta ruanin si një kujtim të bukur apo si përvojë interesante seksuale.

Kjo ka bërë që vëllezërit ta sulmonin me thikë, për vdekje.

“E pyetëm (viktimën) pse na e bëri këtë të keqe dhe ai u përgjigj duke na folur me ironi dhe me tone kërcënuese. Ai na tha ta harrojmë, “çfarë doni dhe çfarë mendoni se do të arrini duke më pyetur gjatë gjithë kohës për atë që ka ndodhur”, ndërsa në fund na është drejtuar duke na thënë se duhet ta ruajmë si një kujtim i bukur dhe se ishte një eksperiencë seksuale interesante me të. Më pas, me sjelljen e tij, viktima na provokoi duke iu referuar abuzimit seksual që kishim pësuar prej tij në të kaluarën dhe filluam të rijetojmë në mendje atë që na kishte ndodhur dhe më pas ndjemë zemërim, inat dhe indinjatë të pakontrolluar”.

Më pas njëri nga dy vëllezërit i tha hetuesit: “Prandaj, për shkak të sjelljes së viktimës, në atë moment u hutova, nxora thikën dhe arrita ta godas me thikë në trup. Gjatë përleshjes sime me të ndjerin, ai u përball me mua, ku vëllai im duke parë se unë isha i dobët ndaj tij, deri në atë pikë sa më në fund u kërcënua jeta ime, i ndjeri duke qenë më i madh, nxori thikën dhe vëllain tim dhe e goditi me thikë”.

Në lidhje me abuzimin seksual, që pretendon se e ka pësuar nga viktima, 17-vjeçari i tha hetuesisë: “Në moshën 3-4 vjeç më është afruar me video-lojëra dhe më ka thënë fillimisht do të bëjmë diçka mes nesh dhe pastaj më linte të luaja me ato, që në atë kohë prindërit tanë nuk kishin mundësi financiare të na siguronin”.

Nga ana e tij, vëllai i tij 19-vjeçar ka pohuar: “Ngjarja që më ka traumatizuar më shumë ka qenë momenti kur ai ka qenë dëshmitar okular i ngacmimeve seksuale të marra nga vëllai im, ndërsa unë jam detyruar të shikoj në rast se do të vinte dikush”.

Së fundi, dy të pandehurit duke iu referuar thikave, dëshmuan se nuk kishin ndërmend t’i përdornin dhe se i mbanin për sigurinë e tyre personale.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →