
Vedat Muriqi është shndërruar në një nga lojtarët kyç të Majorkës. Që na momenti kur i është bashkuar klubit spanjoll, “pirati” ka dhënë kontributin e tij të çmuar me gola dhe asiste. Statistikat e tij kanë bërë që gjithmonë të ketë një vend në vijën e sulmit si dhe të rrëmbejë zemrat e tifozëve.
Sot Muriqi ka zhvilluar paraqitjen e tij numër 100 me fanellën e Majorkës në La Liga. Një arritje e veçantë për futbollistin shqiptar, të cilës i jep zë me krenari edhe vete klubi ishullor. “Duke farkëtuar legjendën e tij me Majorkën në Primera Divizion Valjenti arrin 150 ndeshje. Vedat Muriqi grumbullon sot 100 paraqitje”, a shkruar klubi Majorka në llogarinë e vetë zyrtare në “Twitter”./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news