Mungesa e mesfushorit të Kombëtares, FSHF del me njoftim zyrtar për situatën

mungesa e mesfushorit te kombetares fshf del me njoftim zyrtar per situaten

Ylber Ramadani nuk do të jetë pjesë e Kombëtares në ndeshjet e shtatorit. Leçe e kishte njoftuar diçka të tillë dje, ndërsa edhe FSHF ka konfirmuar mungesën.

mungesa e mesfushorit te kombetares fshf del me njoftim zyrtar per situaten

Bëhet fjalë për një infeksion të përsëritur në laring. Dhe mesfushorit i duhen disa ditë për t’u bërë mirë.

Njoftimi i FSHF-së:

“Mesfushori Ylber Ramdani do të mungojë në dy ndeshje e Kombëtares të shtatorit, miqësores me Gjibraltarin më 4 shtator dhe ndeshjes së kualifikueseve të Botërorit 2026 ndaj Letonisë në Tiranë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollisti ka pasur një infeksion të përsëritur të laringut, i cili kërkon pushim për disa ditë dhe terapi me antibiotikë dhe për këtë arsye ai nuk do të jetë në gjendje t’i përgjigjet thirrjes së Kombëtares”.

PANORAMASPORT.AL

The post Mungesa e mesfushorit të Kombëtares, FSHF del me njoftim zyrtar për situatën appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

dsaadmin

Learn More →