Mungesa e fuqisë punëtore, Gjermania hap dyert për 250 mijë emigrantë kenianë

mungesa e fuqise punetore gjermania hap dyert per 250 mije emigrante keniane
mungesa e fuqise punetore gjermania hap dyert per 250 mije emigrante keniane

Gjermania ka rënë dakord të hapë dyert për 250 mijë punëtorë kenianë të kualifikuar dhe gjysmë të kualifikuar në një marrëveshje të kontrolluar dhe të synuar për migracionin me motive punësimi.

Kenia po përballet me vështirësi në rritje për të siguruar punë dhe të ardhura të mjaftueshme për profesionistët e saj të rinj, ndërsa Gjermania po përballet me mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar.

Pesë shoferë autobusësh kenianë janë mirëpritur tashmë në Flensburg, në veri të Gjermanisë, në një projekt pilot. Marrëveshjet e migracionit janë një shtyllë qendrore në përpjekjet e qeverisë gjermane për të frenuar imigracionin. Marrëveshja do të thjeshtojë gjithashtu riatdhesimin e kenianëve që ndodhen në Gjermani pa leje ligjore.

Emigracioni është një problem i madh në Gjermani për momentin, pas rritjes së popullaritetit të partisë së ekstremit të djathtë anti-emigracion, Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Qeveritë e njëpasnjëshme në Berlin kanë lejuar një numër relativisht të madh azilkërkuesish të vendosen në vend vitet e fundit.

Gjermania pranoi më shumë se një milion njerëz, kryesisht të arratisur nga lufta në vende të tilla si Siria, gjatë krizës së emigrantëve 2015-2016 dhe ka pranuar 1.2 milionë ukrainas që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt 2022.

Marrëveshja e punës u nënshkrua në Berlin nga kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti i Kenias, William Ruto. Gjermania ra dakord të lehtësojë disa nga ligjet e saj të imigracionit për t’u mundësuar kenianëve të gjejnë punë në ekonominë më të madhe të Evropës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →