Turneu ndërkombëtar “Muhamet Malo” ka zhvilluar në Tiranë edicionin e katërt, një Kupë që vjen në nderim të një prej figurave të shquara të mundjes shqiptare, i ndarë nga jeta disa vite më parë.
Mbi 150 mundës nga shtete të ndryshme të botës matën forcat në eventin e organizuar për 3 ditë me radhë në sallën “Farie Hoti” në kryeqytet, duke dhuruar ndeshje emocionuese në një event që tashmë është kthyer në traditë, në kujtim të Muhamet Malos, ishpresident i Federatës Shqiptare të Mundjes dhe një prej kontribuuesve të mëdhenj në zhvillimin e këtij sport.
Në këtë turne Shqipëria u përfaqësua me Kombëtare të plota në të dyja stilet, ndërsa rezultatet më të larta të kuqezinjve erdhën nga stili i lirë. Zelimkhan Abakarov u shpall kampion në kategorinë e peshave 65 kg si dhe sportisti më i mirë i stilit të lira.
Ndërsa Chermen Valiev shkëlqeu në peshën 74 kg, duke fituar medaljen e artë. Të dy këtë sportistë së bashku me Islam Dudeavin do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Medalje argjendi në peshat 92 kg fitoi edhe Marin Jaku, ndërsa në rang ekipor Shqipëria u klasifikua e treta në stilin e lirë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co