MUNDJE/ Abakarov shkëlqen përsëri, tjetër medalje për Shqipërinë në Kampionatin Europian

mundje abakarov shkelqen perseri tjeter medalje per shqiperine ne kampionatin europian
mundje abakarov shkelqen perseri tjeter medalje per shqiperine ne kampionatin europian

Mundësi Zelimkhan Abakarov ka siguruar një tjetër medalje të rëndësishme ndërkombëtare për Shqipërinë.



Mundësi i cili shkroi historinë në verën e kaluar pasi ishte mes fituesve të parë të medaljeve në Lojërat Olimpike duke përfaqësuar flamurin kuqezi, ka fituar sot medaljen e bronzte në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Bratislavë.

Ai u ndesh në duelin e peshës 61 kg në stilin e lirë për këtë medalje me moldavin Leomid Kolesnic dhe ia doli të triumfonte, duke siguruar një fitore të pastër 11-0 ndaj rivalit të tij dhe duke u bërë përsëri medalist europian. Në vitet e kaluara, Abakarov është shpallur dy herë fitues i medaljes së argjendtë në Kampionatin Europian në këtë peshë.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →