“Mund të na vendosin përballë ushtrinë apo policinë, por…”- Dy muaj të përjashtuar, Gazment Bardhi: Antikushtetuese! Na ka shpallur luftë dhe do t’i përgjigjemi

mund te na vendosin perballe ushtrine apo policine por dy muaj te perjashtuar gazment bardhi antikushtetuese na ka shpallur lufte dhe do ti pergjigjemi





































Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi pas përfundimit të mbledhjes u shpreh se aksioni i tyre opozitar në Parlament do të vazhdojë.

bardhi

Në një komunikim me gazetarët, Bardhi deklaroi se përjashtimi i deputetëve demokratë është antikushtetuese. AI tha se nesër do të jenë të pranishëm në Parlament edhe pse është i vetëdijshëm që nuk do të lejohen të futen.

“Na kanë shpallur luftë – tha ai- dhe ne do ti përgjigjemi”.

“Është një akt antikushtetues të cilit kemi vendosur të mos i nënshtrohemi. Kemi vendosur që të gjithë nesër të jemi në seancë plenare. Grupi Parlamentar i PD do paraqitet nesër në seancë, Rama mund ta në verë përballë ushtrinë apo policinë, por një kuvend kandidat për në BE që pengon deputetët me forca sigurie shfaq në sytë e cdo qytetari shqiptar tiparet e shtetit që po ndërton Rama”, tha Bardhi.

Bardhi tha se ka edhe deputetë të PS që thonë se Shqipëria po shkon drejt regjimeve autoritare, por kanë zgjedhur të heshtin.

“Ne jemi deputetë të Kuvendit dhe qëllimi i asaj që ndodhi javën e shkuar nuk ishte për të penguar askënd. Ne nuk jemi në betejë me pjesën dërmuese prej deputetëve të PS. Ata kanë zgjedhur të nënshtrohen dhe të heshtin. Ne kemi zgjedhur të themi të vërtetën. Ka deputetë të PS që konfirmojnë se Shqipëria po rrëshqet në regjim autoritar”, u shpreh ndër të tjera Bardhi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →