“Mund të arratisen ose të ndikojnë te dëshmitarët”, Gjykata e Hagës zgjat paraburgimin për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

mund te arratisen ose te ndikojne te deshmitaret gjykata e hages zgjat paraburgimin per hashim thacin dhe kadri veselin
mund te arratisen ose te ndikojne te deshmitaret gjykata e hages zgjat paraburgimin per hashim thacin dhe kadri veselin

Gjykata speciale në Hagë ua zgjati paraburgimin ish-liderëve të UÇK Hashim Taçi dhe Kadri Veselit, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në shpjegimin e vendimit thuhet se trupi gjykues ka konstatuar se nëse ata do të lirohen do të ekzistonte rreziku që të iknin ose të ndikonin te dëshmitarët dhe të ndërhynin në punën e gjykatës.

Thaçi dhe Veseli ndodhen në paraburgim në Scheveningen që nga nëntori i vitit 2020, kur u arrestuan në Kosovë.

Ata gjykohen së bashku me Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Më 30 shtator 2022, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë të konfirmuar të ndryshuar kundër të katërve në 10 pika, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në paraburgime të paligjshme të UÇK-së në Kosovë dhe në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →