Mposhti Atalantën në sfidën direkte për titullin, Inzagi: Të gjithë thonë se Interi mund të mos fitojë asgjë, por…

mposhti atalanten ne sfiden direkte per titullin inzagi te gjithe thone se interi mund te mos fitoje asgje por
mposhti atalanten ne sfiden direkte per titullin inzagi te gjithe thone se interi mund te mos fitoje asgje por

Interi ka arritur të mposhtë Atalantën me shifrat 0-2. Një nga fitoret më të rëndësishme për zikaltrit, që hedhin një hap përpara në rrugën drejt titullit kampion. Simone Inzagi ka deklaruar pas përfundimit të ndeshjes se dëshiron të luajë sa më tepër ndeshje të jetë e mundur në këtë sezon, duke nënkuptuar se synon të shkojë deri në fund të 4 kompeticioneve ku merr pjesë. Megjithatë pranon se në sport mund të përfundosh edhe pa fituar asgjë.

“Synimi për 4 trofetë? Duam të luajmë sa më shumë ndeshje që të jetë e mundur. Ka shumë fjalë, të gjithë thonë se Interi mund të përfundojë pa fituar asgjë. Por ky është sport. E dimë shumë mirë se është sport dhe se mund të përfundojë edhe kështu. Por duam të luajmë gjithnjë e më shumë ndeshje”, ka thënë Simone Inzagi./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →