
Në sytë e tifozëve të futbollit, veçanërisht brezave të rinj, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi konsiderohen më të mirët në historinë e futbollit. Nëse marrim parasysh sukseset në fushë, kohëzgjatjen, popullaritetin dhe cilësinë, portugezi dhe argjentinasi sigurisht që mund të quhen në një tjetër nivel.
Megjithatë, Mourinho ka një mendim pak më ndryshe dhe beson se ka një njeri më të mirë se Cristiano dhe Messi dhe trajneri i famshëm portugez e ka takuar atë gati tre dekada më parë. Ishte në një kohë kur Mourinho punonte si përkthyes dhe asistent në Barcelonë, fillimisht për Bobby Robson dhe më pas për Louis van Gaal.
Natyrisht, ne po flasim për Ronaldo Nazarion, për të cilin Mourinho tha se është shumë më përpara se të gjithë të tjerët për sa i përket talentit. “Cristiano Ronaldo dhe Messi kanë pasur karrierat më të gjata, ata ishin në krye çdo ditë për 15 vjet, por nëse po flasim rreptësisht për talentin dhe aftësinë, askush nuk është më i mirë se Ronaldo braziliani. Kur e pashë te Barcelona, kuptova se ai ishte lojtari më i mirë që kisha parë ndonjëherë. Dëmtimet vranë një karrierë që mund të ishte edhe më e pabesueshme, por talenti që kishte ai djalë ishte diçka e paprecedentë”, tha Mourinho. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news