MOTO GP/ Martin rrëzohet në teste, fraktura në dorë e këmbë

moto gp martin rrezohet ne teste fraktura ne dore e kembe
moto gp martin rrezohet ne teste fraktura ne dore e kembe

Sezoni 2025 i Horge Martin me Aprilian fillon me një dëmtim të rëndë.



Gjatë ditës së parë të testeve zyrtare të Moto GP-së në Sepang, kampioni në fuqi i botës ishte protagonist i një rënieje të keqe në kthesën 2, e cila i shkaktoi dëmtime këmbës së majtë dhe dorës së djathtë.

Spanjolli u dërgua në qendrën mjekësore për kontrollet fillestare dhe më pas në spitalin aty pranë Nilai (6 km nga Sepang) për analiza të mëtejshme. Testet zbuluan fraktura në dorë dhe në këmbë.

Martin qëndroi nën vëzhgim gjatë natës, për t’u kthyer sot në Europë, ku do t’i nënshtrohet operacionit.

“Nuk është një fillim i mirë, por do të kthehem më i fortë”, ishte reagimi i Martin pas këtij dëmtimi.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →