Një burrë ka humbur jetën dhe një shtetas tjetër është zhdukur në Turqinë qendrore për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.
Një 52-vjeçar vdiq si pasojë e përmbytjeve në qytetin e Kirsehirit, trupi i tij u gjet nga ekipet e kërkim-shpëtimit rreth katër kilometra larg vendit ku ai u zhduk.
Zona të tjera të Turqisë qendrore u prekën gjithashtu nga përmbytjet, veçanërisht provinca e Sivas.
Në shtator 2023, përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan pesë viktima në Turqinë veriperëndimore, duke përfshirë dy në Stamboll, ku rrugët u kthyen në lumenj të furishëm.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co