‘Mosbindja civile’/ Baçi: Protestat do vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave qytetare. Qefalia: Qytetarët s’e morën në dorë protestën, por PD

mosbindja civile baci protestat do vazhdojne deri ne permbushjen e kerkesave qytetare qefalia qytetaret se moren ne dore protesten por pd
mosbindja civile baci protestat do vazhdojne deri ne permbushjen e kerkesave qytetare qefalia qytetaret se moren ne dore protesten por pd

Në studion e rubrikës Opionin në News 24 ishin të ftuar deputeti i PD Luan Baçi dhe ai i PS-së Xhemal Qefalia, ku u diskutua për mosbindjen civile.

Baçi tha se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave qytetare, krijimin e një qeverie teknike. Ndërsa, Qefalia theksoi se qytetarët nuk e morën në dorë protestën, por Partia Demokratike.

Luan Baçi: Protesta është vazhdim i aksionit politik të PD. PD ka më tepër se 3 vjet që është në aksion politik të paprecedent. PD është goditur, duke e detyruar të hyjë në zgjedhje lokale pa emër, pa sigël e pa flamur. Dje ishte fillimi i mosbindjes civile. Protestat do vazhdojnë derisa të plotësohen kërkesat e qytetarëve. Qytetarët e kërkojnë qeverinë teknike, për të pasur zgjedhje të lira.

Xhemal Qefalia: Dua të uroj shërim të shpejtë për efektivët e policisë dhe për protestuesit e lënduar, si dhe i uroj jetë të gjatë bebes, që lindi në makinë. Protesta nuk ishte mosbindje civile. Nuk mund të quhet mosbindje civile një protestë që nis dhe mbaron me orar, qytetarët nuk e morën në dorë protestën, por funksionarë të PD. Protesta nuk e arriti qëllimin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →