Moment historik/ “Trofeu” i vetëm që i mungonte në karrierë, Xhokoviç fiton për herë të parë medaljen e artë në Lojërat Olimpike

moment historik trofeu i vetem qe i mungonte ne karriere xhokovic fiton per here te pare medaljen e arte ne lojerat olimpike





































Tenisti serb Novak Xhokoviç, fitoi sot pasdite medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Në finalen e luajtur në fushat me dhe të Roland Garros, ai mundi 2-0 (7-6, 7-6) në finale spanjollin Karlos Alkaraz, në një ndeshje që zgjati gati tri orë. 

XHOKO

Ky ishte triumfi i parë në Lojërat Olimpike për serbin, që u kurorëzua me medaljen e artë.  Një ndeshje spektakolare, me të dy tenistët që dueluan fort në të dyja setet, të vendosura në “tie break”, aty ku serbi u tregua më i saktë dhe i kujdesshëm, duke e merituar fitoren dhe var në qafë medaljen e artë. 

Xhokoviç, fitues i 24 grand slam në karrierën e tij, arrin të fitojë edhe “trofeun” e vetëm që i mungonte, medaljen e artë olimpike. Dhe e bën këtë gjë duke munduar një nga tenistët më të mirë në botë, duke korrur një triumf të merituar. 

Serbi arrin ta bëjë këtë gjë në moshën 37-vjeçare, në Olimpiadën e tij të pestë, duke realizuar objektivin e madh që kishte këtë sezon. Alkaraz zhgënjeu në momentet vendimtare dhe mori medaljen e argjendtë dhe italiani Lorenzo Museti atë të bronztë. 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →