Modriç lavdëron Mbapen: Lojtar me personalitet të radhë, jam i sigurt se mund të fitojë më shumë se një “Top të Artë”

modric lavderon mbapen lojtar me personalitet te radhe jam i sigurt se mund te fitoje me shume se nje top te arte
modric lavderon mbapen lojtar me personalitet te radhe jam i sigurt se mund te fitoje me shume se nje top te arte

Mesfushori Luka Modriç në një intervistë për “Telefoot” lavdëroi Kilië Mbape (kundërshtari i tij sonte në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kombeve dhe shoku i tij te Real Madrid).



“Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. Ai ka shumë lehtësi. Kjo është diçka që e kam parë rrallë. Ajo që më godet më shumë është personaliteti i tij. Ai është një djalë i mrekullueshëm, shumë modest, gjithmonë i gatshëm për të bërë shaka. Nga jashtë mund të themi se nuk është sezoni i tij më i mirë, edhe pse tashmë ka shënuar tridhjetë gola! Për Topin e Artë, le të vazhdojë të bëjë atë që po bën, që është të ndihmojë Real Madridin të fitojë tituj. Jam i sigurt se do të jetë ndër favoritët për të fituar jo një, por disa Topa të Artë”, përfundoi kroati.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →