Moderatorja e News24: Shtatzënia dhe rikthimi në punë me ide të reja

moderatorja e news24 shtatzenia dhe rikthimi ne pune me ide te reja



































Moderatorja e “FitStation” zbulon muajt e pritjes së ëmbël dhe përjetimet. E shihni çdo të shtunë në orën 21:00 në “News 24”, pasi prej 4 vitesh, ajo është autore dhe moderatore e programit “FitStation”, një emision që ka sjellë emra të njohur në rrëfime personale, rrëfime përtej kornizave që jemi mësuar t’i shohim çdo ditë. Bëhet fjalë për gazetaren Çenkuela Hasa, e cila është në pritje të ëmbël të një vajze. Ky është fëmija i dytë për të pas një djali 9 vjeçar.

Çenkuela Hasa5

Një vendim i menduar gjatë për të pasur një fëmijë të dytë?

Noeli ka ardhur në jetën time kur isha ende studente dhe e gjithë periudha pas ka qenë e fokusuar te rritja e tij dhe karriera. Përtej kësaj, gjithmonë kam menduar se do rri vetëm me një fëmijë, por ja që asnjëherë s’duhet të themi kurrë.

Ke qenë gjatë gjithë shtatzënisë në punë, si ka qenë si eksperiencë?

Përtej sfidave të shëndetit që ka çdo grua shtatzënë, pjesa më e bukur ka qenë ta kaloj këtë eksperiencë duke dalë në ekran deri në muajin e fundit. Kjo gjë më dha shumë vetëbesim, por shfaqja në kran shtatzënë më dha dhe shumë kujtime. Mendoj se vajza ime do të jetë pjesë e ekranit në të ardhmen, pasi eksperienca e saj ka filluar që në barkun e mamit. (qesh)

E ke menduar rikthimin në punë, pasi periudha postpartum është po ashtu delikate?

Rikthimi do jetë shumë i shpejtë dhe me projekte të reja. Mëmësia mua më jep shumë forcë, por ajo që do i thosha çdo gruaje e vajze është që një grua mund të jetë çdo gjë që ajo do. Nëse një grua vendos të bëhet nënë, ajo mund të jetë një nënë e mirë, bashkëshorte, kolege, e mike e mirë njëkohësisht.

Por mbi të gjitha, një grua s’duhet të harrojë asnjëherë veten e saj, pavarësisht rrethanave të jetës. Ky është gabimi ndoshta më i madh që ne si gra bëjmë. Në Shqipëri kur bëhesh nënë, njerëzit presin që ti të heqësh dorë nga shumë gjëra, të vishesh ndryshe, të mendosh ndryshe etj. (Qesh)

Si ka qenë raporti me kilogramët këtë periudhë?

Ka qenë i mirë se nuk ka ndikuar fare në gjendjen time shpirtërore asnjë kilogramë i shtuar. Jam munduar të ha shëndetshëm, por pa i kursyer vetes asgjë për të cilën mund të më shkonte mendja dhe këtë mendoj se duhet të bëjë çdo grua, ta shijojë këtë fazë pa u ndikuar shumë nga çdo teori që thuhet në median ‘online’.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →