Nëse do të duhej të analizonim humbjen e djeshme të Partizanit, duhet thënë se stafi nuk e pati shansin të përdorte gjithë “arsenalin” e vet sulmues pas të kuqit të Rrapajt.Më së shumti Shehi u mundua të evitonte një humbje të thellë, sesa të kërkonte barazimin. Kjo strategji la në stol emra si Mba dhe Zeka, që gjithsesi duhen parë edhe në këndvështrim tjetër. Praktikisht, ata ishin zgjedhje të fundit për stafin teknik.
Para tyre Shehi aktivizoi Bintsukën, Kekon dhe Piloton, duke mos preferuar asnjërin prej tyre. Forma në rënie e Mba dhe gjendja fizike jo optimale e Zekës mund të jenë arsyet, por ky është një alarm, pasi të duhej të ishin në gjendje të ndihmonin skuadrën në këto ndeshje, që vendosin shumë për të ardhmen financiare të skuadrës.
Zeka ka luajtur vetëm pak minuta në sfidën e parë kundër Marsaslok, pa lënë asnjë gjurmë.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co