
Pas përfundimit të konferencës zyrtare për media të trajnerit Silvinjo dhe mesfushorit Ylber Ramadani, skuadra zbriti në fushën e lojës dhe kreu seancën stërvitore në stadiumin “Friends Arena”, duke mbyllur kështu edhe përgatitjet për duelin miqësor ndaj Suedisë.
Kuqezinjtë nën drejtimin e trajnerit Sylvinjo dhe stafit teknik u stërvitën për më shumë se një orë në stadiumin e ndeshjes.
Skuadra ka punuar më shumë me topin, pa ngarkesa fizike dhe gjendja e lojtarëve është e mirë. I gjithë fokusi është vetëm te sfida e dytë miqësore e marsit ndaj Suedisë. Takimi Suedi–Shqipëri do të luhet më 25 mars ora 19:00 në stadiumin “Friends Arena”.
[embedded content]
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co