Në Itali blutë e Dinamos kanë zhvilluar deri tani dy ndeshje miqësore, ku vlen të përmendet ajo me Rexhanën, që ata e fituan me rezultatin 1-0. Tani ka mbetur edhe një miqësore e fundit në tokën italiane, që me shumë mundësi do të zhvillohet ditën e enjte kundër Livornos. Kjo do të jetë edhe “prova gjeneralë” e Dinamos para kampionatit.
Me këtë test do të mbyllen përgatitjet e 18 herë kampionëve të vendit në Itali dhe në fundjavë skuadra do të kthehet në Tiranë, ku do të nisë pastaj përgatitjet specifike për ndeshjen e javës së parë të kampionatit me Egnatian kampione në fuqi.
MERKATO – Klubi blu ndërkohë është fokusuar te lëvizjet e fundit të merkatos, pasi Dinamo ka nevojë të paktën edhe për 3-4 lojtarë, me qendrën e mbrojtjes sektorin më emergjent për t’u përforcuar. Janë parë disa pista të huaja, por deri tani stafi teknik dhe drejtuesit e klubit kryeqytetas nuk janë bindur. Afrimi i fundit zyrtar i Dinamos është Bekim Maliqi, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe ka pasur lëvizje të shpeshta, me lojtarë që vijnë në provë dhe më pas largohen. Përveç një qendërmbrojtësi, te Dinamo po kërkojnë edhe një mesfushor qendre dhe po ashtu një sulmues.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co