Brazili mposhti Meksikën, me rezultatin 2-3 në një test miqësor, që rezultoi spektakolar. Në fragmentin e parë të lojës u shënua vetëm 1 gol. Ishte Pereira ai që në minutën e 5-të, kaloi në avantazh kombëtaren Seleçao.
Në pjesën e dytë, Brazili dyfishoi shifrat me Martinelin, i cili tundi rrjetën në minutën e 54-t. Pavarësisht pësimit të dy golave, meksikanët nuk u dorëzuan duke shënuar me Quinones dhe Martinez në minutat 73 dhe 90+2’.
Për golin e fitores te brazilianët mendoi talenti 17-vjeçar, Endrik, i cili në minutën e 90+6, tundi rrjetën për 2-3. Sulmuesi i cili është në pronësi të Realit, por që aktualisht aktivizohet me Palmerias, u fut nga stoli në minutën e 61-të, duke u shndërruar ne hero.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co