Pasi nuk u grumbullua në 5 ndeshjet e para në Korenë e Jugut me Gwangju, më në fund, Jasir Asani ka luajtur minutat e para për këtë sezon. Në transfertën e humbur 2-1 ndaj Gimcheon Sangmu, Asani u aktivizua në minutën e 82-të, duke marrë vendin e Lee H.
Trajneri 48-vjeçar i Gwangju, Jung-Hyo Lee e kishte lënë jashtë skuadre sulmuesin kuqezi në fillimin e e edicionit, por besohet se tani ka ardhur kthesa, me Jasir Asanin që do bëjë të pamundurën të fitojë një vend titullari.
Asani ishte një nga elementët e çmuar të Kombëtares në kualifikuese, ku me golat e tij, kuqezinjtë ia dolën të shkonin në Europian. 28-vjeçari i ka idetë e qarta, dëshiron të shndërrohet në protagonist te GWangju, për të qënë kështu në formë për premierën e Euro 2024. Për të, ky është sezoni i dytë në Korën e Jugut. Ai numëron 7 gola dhe 3 asiste.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co