
Ministrja e Jashtme australiane, Penny Wong dhe partnerja e saj prej gati dy dekadash, Sophie Allouache, u martuan dje, në një vresht pranë Adelajdes, në Australinë e Jugut.
Në ceremoni ishin të pranishëm edhe kryeministri Anthony Albanese dhe disa ministra të qeverisë.
Shoqërueset e nuses ishin dy vajzat e çiftit, Alexandra, 12 vjeçe dhe Hanna, tetë, nëna biologjike e së cilës është Allouache.
Ceremonia u pasua në mbrëmje me një valle tradicionale, në homazh për origjinën malajziano-kineze të ministres Wong.
Ajo dhe Allouache, një nëpunëse publike, u takuan në vitin 2007.
Wong më vonë u bë një nga promovuesit më të fortë të legalizimit të martesës mes njerëzve të së njëjtës gjini, që u arrit në Australi në vitin 2017.
Pasi hyri në parlament në vitin 2002, Wong është ministrja më jetëgjatë e Australisë, pasi ka udhëhequr portofolin e Ndryshimeve Klimatike dhe Financave.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co