Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, i ekstremit të djathtë Itamar Ben Gvir, kritikon bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve dhe armëpushimi me Hamasin në Gaza, duke thënë se kjo do të ishte dorëzim ndaj grupit terrorist. Në një intervistë për Radio 103 FM, Ben Gvir kërkon gjithashtu të ndalojë ndihmën për Rripin.
“Ne po e shtypim Hamasin. Pra, tani duhet të shkojmë në një konferencë dhe të dorëzohemi? Ky do të ishte një gabim i rëndë nga ana e kryeministrit.”, -thotë ai.
Ben Gvir përsërit thirrjet e tij për të ndaluar furnizimet me karburant dhe ndihma në Gaza.
“Nëse do t’ua ndërpresim karburantin, brenda një jave ata do të binin në gjunjë. Dhe nëse do t’i ndalonim kamionët e ndihmës, brenda dy javësh ata do të gjunjëzoheshin. Pra, pse do të bënim një marrëveshje, veçanërisht një marrëveshje kaq të papërgjegjshme?” ai thotë, duke shtuar; “Çfarë marrëzie, çfarë gabimi i tmerrshëm, një fatkeqësi e madhe. Ne mund të arrijmë fitoren totale.”.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co