
Ministri i Jashtëm i përkohshëm iranian, Ali Bagheri Kani, në një mesazh drejtuar Yahya Sinwar, e përgëzoi atë për zgjedhjen e tij si kreu i ri i Byrosë Politike të Hamasit, duke nënvizuar se ky është një lajm që do të sjellë “shpresë, kohezion, autoritet dhe fitore për Hamasin, për kombin heroik palestinez dhe për Boshtin e Rezistencës”.
Siç raporton agjencia IRNA, në mesazhin e tij ministri iranian flet edhe për “dështim të politikës së terrorit, okupimit dhe agresionit të regjimit sionist dhe mbështetësve të tij ndërkombëtarë”.
Bagheri Kani shpresoi se “nën hijen e udhëheqjes së re të Hamasit, koherenca dhe uniteti i luftëtarëve të rezistencës dhe stabiliteti legjendar i kombit palestinez do të dëshmojnë për vazhdimin e rrugës xhihadiste të liderëve martirë të kësaj lëvizjeje dhe arritjet, me një shtet të pavarur palestinez dhe Jeruzalemin si kryeqytet”.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co