Ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë Igli Hasani, me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Shqipërisë ofrojnë shërbimin e Deklaratës Noteriale për udhëtimin e fëmijëve me një nga prindërit ose person të afërt të familjes.
Ky shërbim ofrohet vetëm online në platformën e-albania.
“Ambasadat dhe Konsullatat e Republikës së Shqipërisë 🇦🇱 ofrojnë shërbimin e Deklaratës Noteriale për udhëtimin e fëmijëve me njërin nga prindërit apo personin më të afërt të familjes.
Ky shërbim ofrohet vetëm online në platformën e-albania”, shkruan ministri Hasani në Facebook.
Aplikim për deklaratë noteriale: https://punetejashtme.gov.al/aplikim-per-deklarate-noteriale/
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co