Milani nuk fitoi as për festë, Fonseka: Gabuam në zgjedhjet e fundit, ekipit tim nuk i mungon besimi

milani nuk fitoi as per feste fonseka gabuam ne zgjedhjet e fundit ekipit tim nuk i mungon besimi

Dje rreshtoi 11-shen titullare me moshën mesatare më të ulët në këtë kampionat (24 vjeç e 258 ditë). Hera e fundit që Milani futi në fushë një ekip më të ri nga minuta e parë në një ndeshje në këtë kompeticion daton në 3 maj 2023 (24 vjet e 165 ditë, kundër Kremonezes).

milani nuk fitoi as per feste fonseka gabuam ne zgjedhjet e fundit ekipit tim nuk i mungon besimi

Por aktualisht Paulo Fonsekën e shqetësojnë përgjigjet e marra në fushë, siç u pa në barazimin e shëmtuar kundër Xhenoas, për të cilin, trajneri kuqezi u shpreh: “Mendoj se bëmë një lojë të mirë, krijuam shumë, lojtarët kishin dëshirë për të fituar, ata luajtën si ekip dhe ne thjesht nuk shënuam, megjithëse bëmë 23 goditje. Pashë që skuadra donte ta fitonte ndeshjen, ishim agresivë pa top dhe i jemi afruar shumë herë zonës së Xhenoas. Mendoj se nuk është çështje besimi, por zgjedhjesh në pasimin e fundit.”

Milani është skuadra me më shumë porta të paprekur në shtëpi në këtë kampionat (gjashtë). Vetëm Bolonja (tre) ka pësuar më pak gola sesa kuqezinjtë (katër) në ndeshjet në shtëpi në turneun aktual. Ky është i vetmi aspekt mbi të cilin Fonseka mund të kapet sepse Milani ka gjetur soliditetin, por ka humbur golat që në fund japin fitoret dhe pikë të rëndësishme.

“Mendoj se kemi sulmues të mirë. Abrahami mori një goditje, Alvaro nuk u stërvit gjatë gjithë javës. Mendoj se ndonjëherë flasim për sulmues, por lojës sonë i mungonte cilësia edhe në krosime, gjuajtje, asiste. Por unë kam besim të plotë te sulmuesit tanë”, e mbylli deklaratën e tij tekniku i “Djallit”.

PANORAMASPORT.AL

The post Milani nuk fitoi as për festë, Fonseka: Gabuam në zgjedhjet e fundit, ekipit tim nuk i mungon besimi appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

dsaadmin

Learn More →