“Milani nuk është Feynordi”! Gazetari meksikan ul pritshmëritë për Santiago Gimenez: Ka potencial, por ndryshon kampionati

milani nuk eshte feynordi gazetari meksikan ul pritshmerite per santiago gimenez ka potencial por ndryshon kampionati
milani nuk eshte feynordi gazetari meksikan ul pritshmerite per santiago gimenez ka potencial por ndryshon kampionati

Santiago Gimenez, meksikani shihet si një lojtar me pritshmëri të madhe te Milani. Sulmuesi 23-vjeçar ka bindur te Feynordi me golat e realizuara, ndërsa debutimi te kuqezinjtë kundër Romës shkoi po në të njëjtën mënyrë. Gazetari meksikan, Christian Martinoli, e ka bërë të qartë në Itali se sulmuesi i tyre do të kërkojë kohë për ambientim dhe që te Milani duhet t’i ulin pak pritshmëritë pasi ka ndryshim mes Serisë A dhe Eredivisie.

“Gimenez iu bashkua një ekipi historik. Në 10 vitet e fundit, Milani ka fituar pak tituj, por ka shumë popullaritet. Është një nga ekipet më të suksesshme në histori. Mos të bëhemi konfuz, nuk shkoi te Milani i Barezit, Maldinit, por as në Milanin e 2010. Shkoi në një ekip që nuk është protagonist në Serinë A. Ka shumë potencial të madh. Para disa ditësh luajti në Holandë dhe pastaj në Serinë A. Serie A nuk është Eredivisie dhe as Feynordi nuk është Milani, por në një formë të mirë, Gimenez mund të bëjë shumë”, tha Martinoli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →