Milani në kaos pas eliminimit, Ibrahimoviç zbulon vendimin për të ardhmen e Konseisaos: Dje na mungoi maturia

milani ne kaos pas eliminimit ibrahimovic zbulon vendimin per te ardhmen e konseisaos dje na mungoi maturia
milani ne kaos pas eliminimit ibrahimovic zbulon vendimin per te ardhmen e konseisaos dje na mungoi maturia

Milani është zhytur në kaos pas eliminimit nga Liga e Kampioneve, në një turne ku dukej se mund të bënte hapa të rëndësishëm për t’u afirmuar edhe në arenën ndërkombëtrae. Por dështimi në shtëpi përballë Fejenord mund të dëmtojë klubin dhe të lërë pasoja.



Që tani flitet për fund cikli dhe largimin e emrave që kanë qenë pjesë e Milanit në vitet e fundit si Teo Hernandez, teksa ka dyshime edhe për vazhdimin e kontratës së Serxho Konseisaos i cili ka firmosur deri në fund të këtij edicioni me të drejtën e zgjatjes deri në verën e vitit 2026.

Por në këtë moment, duket se trajneri nuk është në rrezik, të paktën sipas asaj që ka thënë Zlatan Ibrahimoviç në momentin kur i është dorëzuar “Tapiri i Artë” nga emisioni satirik “Striscia la Notizia”.

“Konseisao po bën mirë, që kur ka ardhur, gjërat kanë ndryshuar. Nuk jemi ende në 100%, por po përmirësohemi. Ai ka besimin tonë të plotë”, tha Ibrahimoviç, i cili është këshilltari i “Red Bird”, më saktësisht i plotfuqishmi në klubin kuqezi.

“Ne jemi të zhgënjyer dhe inatosur, ky Tapir është i merituar. Dje nuk ishte një moment pozitiv. Dje na mungoi maturia, por tani objektivi është të qëndrojmë të bashkuar si grup për kampionatin dhe Kupën e Italisë”, tha Ibrahimoviç.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →