Milani dhe Bajerni rikthehen sot në Champions, Atalanta e Gjimshitit sfidon skuadrën belge

milani dhe bajerni rikthehen sot ne champions atalanta e gjimshitit sfidon skuadren belge

Sot do të luhen katër ndeshje të tjera për fazën “play-off” në Champions. Në fushë rikthehen skuadra si Bajern Mynih dhe Milan.



Po ashtu Atalanta e Gjimshitit, që përballë do të ketë Klub Bryzh. Vetëm ky takim është i programuar për të nisur në 18:45.

Kështu tre takimet e tjera do të fillojnë në orën 21:00. Milani luan në transfertën e Fejnord, ndërsa Bajerni në shtëpinë e Sëlltikut. Sfidë tjetër e mbrëmjes është ajo mes Monakos dhe Benfikës.

SFIDAT SOT NË CHAMPIONS

KLUB BRYZH – ATALANTA 18:45

SËLLTIK – BAJERN MYNIH 21:00

FEJNORD – MILAN 21:00

MONAKO – BENFIKA 21:00

Screenshot 2025-02-12 084125

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →