“Play off”-et e Ligës së Kampionëve, lehtësisht të shmangshme, por që vijnë pas disfatës së keqe në Zagreb, i imponojnë disa zgjedhje Serxho Konseisaos, i cili ka detyrimin të menaxhojë sa më mirë energjitë ekipore.
Dhe kjo është arsyeja pse Aleks Himenez dhe Junus Musah mund të jenë titullar kundër Empolit sot në 18:00.
I pari është jashtë listës së Champions-it, prandaj nuk mund të luajë kundër Fejnordit, i dyti u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen e fundit dhe për këtë arsye nuk është i disponueshëm.
Një nga të dyshuarit e tjerë për të pushuar, është edhe Tizhani Reijnders. Holandezi është gjithashtu një lojtar kyç për “Djallin” dhe ende nuk është ndalur.
PANORAMASPORT.AL