Rita Ora ka anuluar paraqitjen e saj në Debrecen, ku po zhvillohet festivali i madh muzikor i Hungarisë Campus Fesztival në Debrecen.
Përmes një njoftimi në Instagram, 33-vjeçarja ka shpjeguar se natën e ka kaluar në një spital në Budapest, por pa dhënë detaje për shëndetin e saj. Në fund ajo u ka kërkuar falje fansave që prisnin ta shijonin personalisht koncertin e saj.
Në storyn e saj në Instagram ajo shkruan: “Ju lutem falni këtë zhvillim të papritur, fatkeqësisht nuk do të mund të performoj në Campus Fesztivál sonte. Pasi kam kaluar natën në spitalin e Budapestit, më duhet të pushoj mirë dhe të ndjek udhëzimet e mjekut”, tha Rita Ora.
“Kërkoj falje për fansat e mi që do të jenë sot aty dhe ju jam shumë mirënjohës për mirëkuptimin tuaj ”, shtoi ai në fund.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co