Deputetja e PD, Zheni Gjergji ka reaguar ashpër lidhur me pretendimin e Ilir Bejtjas se klima në qytetin e Elbasanit nuk është ndikuar nga proceset e kompanisë Kurum, duke argumentuar se kjo e fundit ka ndikuar në rritjen e personave të sëmurë në zonë.
Në një postim në rrjetet sociale, Gjergji u shpreh se numri i rasteve të reja me kancer në Qarkun e Elbasanit gjatë periudhës 2016-2019 sipas ISHP, në raport me popullatën është i lartë.
Gjergji i referohet një tabelë të publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), e cila tregon një rritje të konsiderueshme të rasteve të reja me kancer në Qarkun e Elbasanit gjatë periudhës 2016-2019. Ajo argumenton se kjo rritje është e lidhur ngushtë me aktivitetet e Kompanisë Kurum dhe ndotjen që ajo shkakton.
“Si guxoni të thoni se klima në Elbasan është e aftë të përballojë mbetjet toksike që prodhohen nga Kurum?” u shpreh Gjergji, duke theksuar se mungesa e transparencës dhe monitorimit nga Bashkia e Elbasanit ka kontribuar në këtë situatë alarmante.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co