
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Pashkës.
“Në vigjilje të Pashkës së Madhe u përcjell besimtarëve të krishterë katolikë dhe ungjillorë urimin e përzemërt për sa më shumë mbarësi, paqe, begati dhe lumturi!
Drita e Krishtit të ndriçojë përherë zemrën dhe familjet Tuaja!”, shprehet Meta.
Postimi i kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta:
Në vigjilje të Pashkës së Madhe u përcjell besimtarëve të krishterë katolikë dhe ungjillorë urimin e përzemërt për sa më shumë mbarësi, paqe, begati dhe lumturi!
Drita e Krishtit të ndriçojë përherë zemrën dhe familjet Tuaja!
Siç na porosit edhe Papa Françesku: “Ngjallja e Krishtit është forcë dhe kurajo në momentet më të vështira”.
NGA MOT GËZUAR PASHKËN! 🙏🏻
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co