
Ndërkohë që Gjykata e Beratit e la prapa hekurave, Natasha Rombula e njohur si Tasha e Tik-Tokut ku shfrytëzoi nipin e saj 10 vjeçar, për të thithur klikime, shfrytëzoi momentin e daljes nga dyert e gjykatës për të dhënë edhe një mesazh për mediat.
Ajo e konsideroi veten një gjyshe heroinë pasi kishte rritur vetë nipin e saj. “Kam rritur nipin, jam gjyshe heroinë”, thotë midis të tjerash Natasha Rombula. Ajo u denoncua nga ish-bashkëshortja e djalit të tij dhe pas një hetimi dymujor përfundoi në pranga bashkë me të birin, Armando Kumaraku, me babain e të cilit rezulton e divorcuar.
Ajo mban mbiemrin e bashkëshortit të dytë. Sipas hetimeve, gjyshja bashkë me të birin, mësonte nipin me fjalë banale në rrjetin social Tik-Tok ndërsa bënin video.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co