Mesfushori i Shqipërisë, Medon Berisha u rikthye javën e shkuar në fushë pas një dëmtimi që e mbajti gjatë jashtë.
Në minutën e 3-të ai dha një asist fantastike për Morenten i cili e ktheu në gol. Falë paraqitjes së mirë kundër Monzës, trajneri Marko Xhiampaolo ka vendosur ti besojë vendin e titullarit nesër kundër Lacios.
“Berisha do të luajë nesër. Ai punon me përkushtim, bën gjërat e duhura dhe përpiqet të përmirësojë disa aspekte. Unë duhet të kuptoj se sa larg mund të shkojë duke respektuar karakteristikat e ekipit. Më duhet t’i kërkoj skuadrës gjëra që janë brenda kufijve të ekipit. Herë pas here bëj një bast për të na stimuluar të gjithëve. Përpiqem të bëj atë që është në fuqinë e ekipit për momentin”, tha ai në konferencën e zakonshme para medias.
PANORAMASPORT.AL