
NASA ka konfirmuar se audioja e shpërndarë gjerësisht në mediat sociale e astronautëve që ishin në vështirësi ishte një simulim i transmetuar gabimisht në kanalin e saj në YouTube.
Në klipin, e synuar për t’u përdorur për qëllime stërvitore, një zë tha se një astronaut në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) kishte një shans “të dobët” për të mbijetuar shkruan BBC.
Transmetimi i klipit të mërkurën në mbrëmje ndezi spekulime në internet për një emergjencë të mundshme në hapësirë - por NASA tha se të gjithë anëtarët e ISS janë të sigurt.
Firma private SpaceX gjithashtu postoi në mediat sociale duke thënë se nuk kishte emergjencë në bordin e ISS.
Ky incident bëri që disa njerëz të besonin se një astronaut vuante nga sëmundja e dekompresimit në hapësirë. Ajo u bë akoma edhe më e besueshme sepse, ndryshe nga audio e rreme që zakonisht shfaqet fillimisht nga burime të rreme, video u transmetua në një kanal zyrtar të NASA-s.
Në audion që shpërndahet në mediat sociale, një person i kërkon ekuipazhit të ISS që të ndihmojë për të futur një astronaut në kostumin e tij hapësinor, për të kontrolluar pulsin e tij dhe për t’i siguruar atij oksigjen.
Megjithëse NASA konfirmoi se audio u shpërnda gabimisht, ajo nuk verifikoi në mënyrë të pavarur se regjistrimet që po shpërndaheshin në internet ishin të njëjta me ato të transmetuara.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co