Mesfushori argjentinas Matias Sule i ka dhënë përfundimisht lamtumirën Juventusit, duke mbyllur çdo diskutim për të ardhmen. Nga sot ai do të jetë një lojtar i Romës, siç bënë të ditur dy klubet me komunikatat zyrtare përkatëse.
Lojtari ishte larguar prej një dite nga grumbullimi i Juventusit, për të shkuar te Roma dhe kryer vizitat mjekësore me kryeqytetasit, i pritur nga një turme entuziaste që në aeroport. Zyrtarizimi ka ardhur sot me komunikatën e Juventusit që i jepte lamtumirën lojtarit, i cili nuk është preferuar nga trajneri Tiago Mota i cili ka dhënë dritën e gjelbër për shitjen e tij.
Sule shkëlqen sidomos në vitin e kaluar në radhët e Frozinones ku ishte dhënë në huazim dhe të Roma e shohin si një lojtar i cili mund të shtojë fantazinë në mesfushën e kësaj skuadre. Juventusi do të përfitojë 25,6 milionë euro nga shitja e lojtarit, teksa 4 milionë euro të tjera mund të vijnë në formë bonusesh.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co