
Nicolo Zaniolo rikthehet në Serie A. Ish futbollisti i Romës, rikthehet të luajë në vendin e tij të lindjes, pas aventurave në Premier Ligë, tek Aston Villa dhe tek Gallatasarai në Turqi.
Sulmuesi anësor është zyrtarizuar ditën e sotme tek skuadra e Atalantës, së teknikut Gasperini. Futbollisti pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas të hedh firmën e tij në kontratë.
Drejtuesit e “La Dea-s” presin shumë nga Zaniolo, pasi nëse do të rikthehet në formën e tij më të mirë, do të ishte padyshim një vlerë e shtuar në formacionin zikaltër. Zaniolo do të jetë pjesë e një reparti ofensiv të “frikshëm” për sezonin e ardhshëm, mjafton të përmendim këtu emrat e Scamaccës, De Katelere apo Lookman.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co