Sulmuesi i Chelseat, Armando Broja, mund të qëndrojë te skuadra londineze. Ky është lajmi që vjen së fundmi, sa i takon të ardhmes së futbollistit kuqezi. Broja ka nevojë për një periudhë rikuperimi pas dëmtimit të pësuar në stërvitje gjatë turneut para-sezonal në Shtetet e Bashkuara.
Ylli kuqezi shënoi dy gola në 19 paraqitje për Chelsean sezonin e kaluar përpara se të kalonte gjysmën e dytë të sezonit si huazim te Fulham. Gjasat janë që lojtari të qëndrojë te Chelsea deri në janar përpara se të kërkojë një lëvizje kur të jetë plotësisht në formë. Gjatë periudhës së fundit, ai është kërkuar nga Ipswich Town.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co